UKRAINË – Një virusi informatik prek sistemin informatik të vendit
LONDËR, 8 mars /ATSH-AFP/ – Një virus informatik shumë i fuqishëm ka prekur kompjutera në Ukrainë, ku janë regjistruar 22 raste që nga fillimi i krizës politike në këtë vend, njoftoi organizmi i specializuar në spiunazhin informatik, BAE.
“Virusi në fjalë, i njohur me emrin Snake, është një nga kërcënimet më të sofistikuara dhe më të qëndrueshme që po studiojmë”, shpjegon BAE Systems në një raport të publikuar sot në Londër.
I shfaqur në vitin 2006, ky virus duket se është përhapur në mënyrën më agresive që prej 2013, sipas të njëjtit burim: me 56 raste të regjistruara që prej vitit 2010 në të gjithë botën, 44 janë regjistruar që prej vitit të kaluar.
Ukraina është objektivi kryesor, me 22 raste që prej 2015-s, 14 prej të cilëve të konstatuara vetëm që nga fillimi i vitit 2014, ndërkohë që kriza politike në Ukrainë po përshpejtohej me rrëzimin e presidentit prorus Viktor Janukoviç në fund të shkurtit.
Operatorët e këtij virusi veprojnë me javë dhe kryesisht në boshtin orar që përputhet me Moskën, konstaton BAE Systems.
“Falë Snake-ut, ata mund të hyjnë në të gjithë sistemin informatik” thuhet më tej në raportin e organizmit. “Kapaciteti i këtij virusi për t’u futur, duke qëndruar tërësisht inaktiv për tri ditë, bën që ai të jetë tepër i vështirë për t’u zbuluar”.
Sipas numrit të sotëm të “Financial Times”, virusi ka prekur veçanërisht sisteme inforamtike të qeverisë së Kievit dhe të organizmave të rëndësishëm të Ukrainës./
/irmapu/
0 commenti:
Posta un commento