Lenda, Atomet, Berthama.
![atomi](https://blogshkenca.files.wordpress.com/2008/06/atom2.jpg?w=300&h=300)
Reaksionet berthamore. Cfare jane?
Reaksioni berthamor eshte nje ndryshim i nje ose disa berthamave atomike, qe pasohet me krijimin e elementeve atomike te ndryshem nga elementet fillestare qe kane hyre ne reaksion. Reaksionet berthamore jane dy llojesh: reaksione fisioni dhe reaksione fuzioni.
Gjate fisionit, nje berthame e nje elementi te rende (si uraniumi) shperbehet pas goditjes me nje neutron qe crregullon ciklin e brendshem te saj, ne berthama me te lehta, dhe clirohen dy ose tre neutrone, fotone, energji dhe rreze gama.
Neutronet e cliruara, te cilat kane fituar nje fare shpejtesie dhe energjie kinetike nga reaksioni, shkojne e godasin berthamat e atomeve te tjera, te cilat do te shperbehen ne dy berthama te reja dhe do te clirojne po ashtu energji, fotone, rreze gama, dhe neutrone te tjera. Fillon keshtu nje reaksion zinxhir qe do te shperbeje te gjithe berthamat atomike te dhe do te cliroje nje sasi te madhe energjie.

Principi baze per prodhimin e energjise nga berthama atomike, qendron ne faktin se masa totale pas nje reaksioni berthamor eshte me e vogel se masa para reaksionit. Diferenca midis ketyre masave eshte shnderuar ne energji, sipas ekuacionit E=m*c2, ku E eshte energjia e cliruar, m eshte diferenca e masave, c eshte nje konstante qe perben shpejtesine e drites 299 792,458 km/s. Kjo energji e cliruar, mund te kontrollohet dhe te perdoret per te shnderuar ujin ne avull, i cili mund te perdoret per te vene ne levizje turbinat ne nje gjenerator elektrik.
1 gram Uranium235 gjate fisionit, cliron nje energji te barabarte me ate te cliruar nga djegia e 1,6 ton nafte.
Fuzioni ka te beje me faktin se dy ose me shume berthama te lehta mund te bashkohen per te formuar nje berthame me te rende. Ky eshte procesi baze qe mban ndezur yjet, ku ne rastin me te shpeshte, kater protone bashkohen per te formuar nje berthame heliumi (2 protone, 2 neutrone) dhe disa therrmija te tjera. Fale ketij procesi yjet mund te kundershtojne terheqjen e brendshme qe u ben forca gravitacionale, dhe te evitojne te “zhyten” ne vetvete.
Per momentin, shkencetaret nuk kane arritur akoma te prodhojne nje fuzion te kontrollueshem.Per kete arsye fuzioni berthamor perdoret vetem nen aspektin ushtarak per te ndertuar arme si bomba me hidrogjen (Bomba H). Duke qene se sasia e hidrogjenit qe sherben si lende e pare per kete reaksion eshte praktikisht e palimituar ne toke, dhe se fuzioni cliron rreth 5-7 here me shume energji se fisioni, kontrolli i kesaj energjie do te na lejonte te zgjidhnim perfundimisht problemin e energjise per planetin tone.
Energjia e cliruara gjate fuzionit te 1 gram hidrogjen (deuterium + tritium) eshte e barabarte me energjine e cliruar nga djegia e 10 ton nafte.
[1] Perkufizim Enciklopedia Britannica
Credit: Atomi i Heliumit. Burimi : Wikipedia. Leshohet nen GNU Free Documentation License
Credit: http://worldserver13.oleane.com/keiser/Einstein/EMC2.htm
Credit: Atomi i Heliumit. Burimi : Wikipedia. Leshohet nen GNU Free Documentation License
Credit: http://worldserver13.oleane.com/keiser/Einstein/EMC2.htm
0 commenti:
Posta un commento