![energji berthamore](https://blogshkenca.files.wordpress.com/2008/06/energji-berthamore-1.jpg?w=300&h=285)
Deshira per te lene prapa makthin e Hiroshimes, dhe nevoja per te gjetur nje burim energjie qe do te plotesonte nevojat e nje popullate boterore gjithnje ne rritje ishin arsyet kryesore qe kushtezonin gjithe interpretimin e kesaj energjie. Keto do te benin qe te shfaqeshin shpesh ide si “perimet e nenshtruara radiacionit berthamor, zhvillohen me shpejt”. Vete Mari Kyri (Marie Curie), fituesja e cmimit nobel per zbulimin e Radiumit dhe Poloniumit do te propozonte injeksione ne gjak te radiumit duke thene: “nuk kam prova qe ben mire per shendetin, por e besoj nje gje te tille”. Megjithate qysh prej asaj kohe shume gjera kane ndryshuar. Menyra e konceptimit te energjise berthamore tanime kushtezohet nga faktet dhe nga nje histori disa vjecare e aplikimit te kesaj energjie ne fushen e prodhimit te elektricitetit. Dy jane pikepamjet kryesore qe shtrohen sot rreth energjise berthamore, dy pikepamje sa te kunderta aq edhe te pakundershtueshme ne pricip:
1- Energjia berthamore eshte nje burim i cmuar qe mund te perdorim per te evituar degradimin e metejshem te planetit, dhe per te mbuluar nevojat me energji te nje popullsie gjithnje ne rritje.
2- Energjia berthamore per sa e fuqishme dhe e dobishme mund te jete, mbetet akoma e paeksploruar plotesisht dhe perben nje rrezik serioz si per njerezimin ashtu edhe per planetin Toke.
![](https://blogshkenca.files.wordpress.com/2008/06/central-berthamor.jpg?w=195&h=300)
Ky dosier ka si qellim te shpjegoje ne menyre te qarte se cfare eshte energjia berthamore, perdorimi i saj, e ardhmja dhe alternativat ndaj kesaj energjie, me qellim qe tju lehtesoje kuptimin e qarte te gjendjes ne te cilen ndodhemi ne menyre qe kushdo te jete i informuar mbi baza reale dhe faktike para se te gjykoje mbi perdorimin e kesaj energjie ne vendin tone.
Kur flitet per energji berthamore eshte e rendesishme te cilesohet fjala berthamore dhe jo atomike. Faktikisht edhe pse energji atomike perdoret si sinonim i energjise nukleare ose berthamore, ky perdorim eshte shkencerisht i gabuar. Energji atomike nenkupton fjale per fjale, energji e prodhuar nga atomet, pra energji e prodhuar nga ndryshimi i rese elektronike te atomeve. E thene ndryshe eshte energjia qe prodhohet nga bashkeveprimi ndermjet atomeve, pra lidhet me faktin e fitimit te energjise nga ndryshimi i ketyre gjendjeve atomike. Shumica e energjive te perdorura sot, si energjia e cliruar nga djegia e drurit, qymyrit, ose naftes, madje edhe energjia e prodhuar ne muskujt tone, jane te gjitha energji atomike. Energjia berthamore ose nukleare, eshte energjia e fituar nga ndryshimet qe ndodhin ne berthamen e atomit, atje ku jane te lidhura shume fort dy prej therrmijave baze neutronet dhe protonet.
(Vazhdon …)
0 commenti:
Posta un commento