Me 21 korrik te 1969, ne mes te luftes se ftohte, anija hapesinore e misionit Apollo 11 arrin te ulet ne siperfaqen e Henes, duke i lejuar njerezimit per here te pare te shkele ne nje trup qiellor te ndryshem nga Toka dhe duke i lejuar SHBA-se te rimarre supremacine kundrejt Bashkimit Sovjetik ne garen drejt pushtimit te hapesires. Deri ne kete date kete gare e kishte udhehequr gjithnje blloku Sovjetik me arritje te njepasnjeshme duke lene pas ne cdo stafete SHBA-ne.

– Sateliti i pare ne hapesire: Sputnik 1 me 4 tetor 1957 – Bashkimi Sovjetik

– Qenia e pare e gjalle ne hapesire e derguar nga Toka: Qeni Lajka, Sputnik 2 me 3 nentor 2957 – Bashkimi Sovjetik

– Fotografimi i pare i faqes se fshehur te Henes: Luna 3, me 19 shtator 1959 – Bashkimi Sovjetik

– Fluturimi i pare hapesinor i nje njeriu: Vostok 1 me brenda Juri Gagarinin, me 12 prill 1961 – Bashkimi Sovjetik

Edhe pse nderkohe SHBA kishte bere edhe ajo disa arritje ne fushen e pushtimit te hapesires (fotografimi i pare i Tokes, satelitin e pare meteorologjik etj) asnjera prej tyre nuk ishte e krahasueshme ne kontekstin e propagandes dhe reklamimit te fuqise me arritjet e BS. Ajo cka i dha skeptrin e fitores SHBA-se ishte ulja e nje njeriu per here te pare ne Hene. Nje eveniment ky qe shenjoi jetet e me shume se 600 milion personave qe e ndoqen drejtpersedrejti dhe qe i dha Amerikes supremacine per te cilen kishte nevoje.

Jane pikerisht filmimet e ketij misioni ato qe kane ngjallur dyshime dhe qe kane krijuar nje nga teorite konspiruese nga me interesantet e te gjitha koherave. Sipas kesaj teorie amerikanet nuk do te kishin zbritur kurre ne Hene me 1969 dhe gjithcka do te ishte vetem nje inskenim i krijuar nga CIA dhe Nasa per te kundershtuar arritjet sovjetike dhe per ti dhene SHBA-se fitoren ne kete gare. Provat me te rendesishme te kesaj teorie shpalosen ne emisionin e shfaqur me poshte, nje dokumentar i krijuar nga FOX.

Edhe pse qe ne fillim te emisionit thuhet se teorite e shfaqur nuk jane shpjegimi i vetem i fakteve, provat qe sillen kunder uljes ne Hene, jane me se paku shqetesuese dhe qe te bejne te reflektosh! Kushdo qofte dhe skeptiku me i madh e ka te veshtire te ruaje pozicionin e tij te mendimit pasi ka pare nje emision te tille.

Me poshte mund te shihni emisionin e marre nga youtube, ndersa duke klikuar ketu mund te shihni emisionin e plote ne google videos.

Pjesa 1:

Pjesa 2:

Pjesa 3:

Pjesa 4:

Pjesa 5:

Normalisht per secilin nga faktet e pasqyruara ne kete emision ekziston nje kunderpergjigje dhe nje shpjegim teresisht shkencor nga ana e Nasas. Ne nje post te ardhshem shpjegimi mbi provat e paraqitura…

Qendroni ne linje!

P.S: Emisioni eshte ne anglisht, megjithate emisione te tjera te ngjashme ne gjuhe te ndryshme ekzistojne (pervec shqipes). Lini nje koment nese kerkoni emisionin ne nje gjuhe tjeter, ne menyre qe ta postojme adresen.
 
Top
Blogger Template