![](https://blogshkenca.files.wordpress.com/2008/01/jeta-ne-mars.jpg?w=441&h=472)
Janë këto foto të bëra nga sonda Spirit, një nga robotët e Nasa-s që gjëndet në sipërfaqen e planetit Mars për operacionin Mars Exsplorer, që kanë ngjallur kureshtje dhe debat sidomos në internet. “Statuja” eshte quajtur sirena e Marsit, dhe fotoja me siper eshte e publikuar edhe ne sitin zyrtar te NASA-s. Ne foton e publikuar ne sitin e NASA-s gjithcka duket si nje reliev normal shkembor, por mjafton te zmadhosh fotografin per te pare qe ne anen e majte ndodhet statuja misterioze. Problemi shtrohet nëse është – Bllof apo një zbulim i jashtëzakonshëm?
Sepse megjithë stuhitë e rërës dhe periudhat e të qënit të ndaluar për shkak të baterive të shkarkuara, dy robotët e Nasa-s Spirit dhe Oportunity, që prej 2004 vazhdojnë që të dërgojnë foto panoramikedhe të dhëna përsa i përket truallit të Marsit.
Sipas The Register, fotografia është e vërtetë (dmth nuk është një nga shakatë e zakonshme që qarkullojnë shpeshherë në intenet), dhe është bërë në Mars gjatë një ekspozimi të gjatë, nga 6 deri në 9 nëntor 2007.
Megjithë diskutimet e shumta në rrjet që ka shkaktuar kjo foto, nuk ka asnjë koment prej Agjencisë Nasa, dhe ata kufizohen vetëm ne faktin që sonda Spirit ka gjetur realisht shndërrime të shkëmbenjve që vërtetojnë që njëherë e një kohë, në Mars ka patur ujë.
0 commenti:
Posta un commento