Videoja eshte nje vazhdimesi imazhesh te qendres se galaktikes sone te kryera nga viti 92 deri ne 2002.



Behet fjale per vrimen e zeze qe i josh me shume astronomet, ajo e ndodhur ne qender te galaktikes tone dhe qe ve ne levizje rreth saj gjithe yjet e “Udhes se qumeshtit”, Sagittarius A.

Observimi i drejtperdrejte i vrimave te zeza qe deri para disa vitesh konsiderohej si e pamundur (te gjitha observimet beheshin ne menyre te terthorte nepermjet rrezatimeve qe leshonte lenda qe nxehej teksa thithej nga nje vrime e zeze) sot eshte kthyer ne realitet. Studimi qe i eshte bere per me shume se 10 vjet yllit S2, konfirmon ne menyre te plote hipotezen e bere nga shkencetaret qe pohonin, pa arritur ta vertetonin (te pakten deri me sot), se ne qender te galaktikes sone ndodhej nje vrime e zeze qe ve ne levizje te gjithe yjet e galaktikes, perfshire ketu edhe Diellin. Duke perdorur teleskopin “gjigand” (8 meter diameter) te VLT ne Kili, studiuesit kane arritur te filmojne levizjen e yllit S2 (nje nga yjet me ne qender te galaktikes) dhe kane verejtur se ai pershkruan nje orbite eliptike.

Shpejtesia e levizjes ne orbite e S2-it, 5000km/s (200 here me shume se ajo e tokes), masa e tij (15 here masa e diellit), dhe diametri i orbites kane lejuar astronomet te vertetojne se ne nje nga vatrat e orbites ndodhet nje objekt me nje mase shume te madhe. Masa e ketij te fundit eshte 2,7 milion here me e madhe se ajo e Diellit, ndersa diametri (10 minuta drite) eshte pak me i madh se distanca midis Tokes dhe Diellit. Keto te dhena perputhen plotesisht me karakteristikat e nje vrime te zeze gje qe tregon se Sagittarius A, eshte nje vrime e zeze masive ne qender te galaktikes tone.

Publicitet

0 commenti:

 
Top
Blogger Template