27 dhjetor 2013

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi sot Kryetarin e Komunës Bushat, Zef Hila me titullin “Për merita të veçanta civile” me motivacionin: “Ka shfaqur cilësi të veçanta administruese dhe përkushtim të lartë ndaj qytetarëve në nevojë, në rrethana të fatkeqësive 

natyrore”.
-Kemi nevojë për shembuj të njerëzve të mirë, të njerëzve të punës, familjarë e të ndershëm,-u shpreh Presidenti Nishani duke vlerësuar njëherësh faktin se zoti Hila ka ditur të fitojë besimin dhe mbështetjen e banorëve të Bushatit.

Në fjalën e mbajtur në prani të qindra
banorëve të Bushatit, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen dhe falenderimin për pritjen e ngrohtë që iu rezervua prej tyre dhe theksoi se ndihej i privilegjuar që ndodhej në prani të miqve dhe banorëve të një prej zonave më të bukura e më                                                                                    patriotike të vendit

-Dëshiroj që përtej urimeve që na krijojnë këto ditë festash, të ndaj me ju mirënjohjen që me punën, kontributin dhe angazhimin tuaj, e keni kthyer këtë zonë në një nga më të bukurat. Shfrytëzoj rastin të përcjell urimin dhe mirënjohjen të gjithë fermerëve në mbarë Shqipërinë! Të ndajmë së bashku rëndësinë për punën dhe dashurinë për vendin tonë!

Kjo veprimtari u mbyll me një program artistik të organizuar nga Komuna e Bushatit, Shkodër.

0 commenti:

 
Top
Blogger Template