Te mesuar me permasat tokesore dhe duke krijuar ne mendje nje “univers” permasash te ndikuar nga ato cka na rrethojne, shumica e njerezve e kane me te vertete te veshtire te imagjinojne paanesine e Universit. Duke kerkuar neper internet gjeta ne sitin e NASA-s kete figure qe ve perballe ne nje krahasim (te pamundur sepse ne nje distance te tille toka do te shkaterrohej) Diellin dhe Token. Per mua eshte me te vertete mbreselenese sepse edhe duke ditur se Dielli eshte shume here me i madh se Toka jone, ne te gjitha emisionet, librat, skicat e sistemit tone diellor nuk e kisha ndjere asnjehere diferencen gjigande qe qendron midis ketyre dy trupave qiellore. Po ju le ta shijoni dhe vleresoni vete imazhin, duke shpresuar se do tju krijoje nje ide pak me te qarte te asaj qe na rrethon. Dhe te mendosh se Dielli yne eshte nje yll me permasa mesatare, i pakrahasueshem me ato yje te quajtura Gjigande te kuq…
(Klikoni mbi figure per ta pare te zmadhuar duhet pak kohe sa te shfaqet, klikoni ketu nese kini nje lidhje te ngadalte)
0 commenti:
Posta un commento